Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët bektashinj në ditën kulmore të pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Ndër të tjera Basha u ka bërë thirrje autoriteteve që të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.

‘Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.’- shkruan Basha.