2,670 familje në Lezhë kanë përfituar nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar fotot e veçanta të ardhjes në jetë të foshnjeve në Maternitetin e ri të Lezhës.

Gjithashtu Manastirliu shprehet se në këtë materniteti ofrohet shërbim mjekësor i kualifikuar, duke shtuar se nuk do të ndalen investimet për ndërtimin e materniteteve të reja në Kukës, Berat dhe Tiranë.

“Si Dorina, Sonela dhe Lida, nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Maternitetin e Ri të Lezhës kanë të garantuar shërbim mjekësor të kualifikuar, në infrastrukturë të standardeve bashkëkohore. 2,670 familje që janë gëzuar me fëmijë në Lezhë kanë përfituar edhe nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur. Vijojmë pa u ndalur me investimet shëndetin e nënës dhe fëmijës, për ndërtimin e materniteteve të reja edhe në Kukës, Berat dhe Tiranë”, shkruan Manastirliu.