Masa të forta sigurie për koncertin e Goran Bregoviç, për festën e Birrës në Korçë. Mbi 200 forca policie pjesa më e madhe e të cilëve kanë rrethuar terminalin. Ndërkohë që pjesa tjetër është vendosur në bulevardet kryesore të qytetit. Ndryshe nga koncertet e 4 netëve të para të kësaj feste, koncerti i Bregoviç do të jetë më i reduktuar në numër, kjo edhe për shkak të masave të sigurisë.
Që në hyrje të terminalit ka kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit. Kontrollet arrijnë deri atje sa nuk lejohen monedha, shishe apo sende të tjera metalike. Ndryshe nga orkestra që ka bërë prova, Bregoviç ka qëndruar në një hotel në qendër të qytetit të Korçës i ruajtur nga forca të shumta policie dhe civilë.