Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor Stresi dhe presioni psikologjik krijojnë një humor të keq. Ju mund të gjeni lehtësim në gjërat e vogla që bëhen lehtë dhe shpejt. Kjo do të zvogëlojë ndjenjën e stresit dhe humorin tuaj të keq. Këtu janë disa ide praktike për të zvogëluar disponimin e keq dhe stresin e jetës së përditshme: 1. Filloni ditën tuaj me pohime pozitive. Para se të dilni nga shtrati, përsëritini vetes disa pohime pozitive, të tilla si: “Ka paqe dhe bukuri në jetën time”, “Sot është një ditë e bukur”, “Unë jam plot gjallëri dhe forcë”, “E vendos energjinë time në gjërat që janë të rëndësishme për mua “.

2. Praktikoni vetëdijen për ndërgjegjësimin. Në zyrë, në shtëpi, por edhe në makinë, kur jeni të bllokuar në trafik, mësoni të vëzhgoni frymëmarrjen tuaj. Vëzhgoni thithjen dhe nxjerrjen, përqendrohuni në ritmin natyror të frymëmarrjes tuaj dhe përshtatuni me të. Nëse keni mundësi, uluni diku dhe me sy mbyllur, vëzhgoni frymëmarrjen tuaj se si gjoksi juaj ngrihet dhe bie me çdo frymëmarrje. 3. Dilni për një shëtitje, me hap të shpejtë. Fitnes, veshje sportive dhe…, ik! Edhe më mirë nëse vishni ngjyrat tuaja të preferuara. Aktiviteti fizik, qoftë edhe për 1-15 minuta, ndihmon në prodhimin e endorfinave, pra të hormoneve të gëzimit.

4. Mbani një ditar të mendimeve tuaja. Ju nuk keni nevojë për asgjë të veçantë, vetëm disa minuta nga koha juaj dhe dëshira për të regjistruar disa nga mendimet tuaja. Nuk ka nevojë të regjistroni atë që ndodhi në ditën tuaj, madje edhe mendimet e shpërndara ndihmojnë. Në këtë mënyrë ju përpunoni atë që keni në mendjen tuaj, e shihni atë me një pamje tjetër dhe mund të dilni dhe të vazhdoni. 5. Organizohuni. Mbani tavolinën dhe çantën tuaj të pastër dhe të organizuar. Bëni një listë të detyrave të ditës dhe një listë tjetër të detyrave të javës. Jepini vetes gëzimin të vizatoni një vijë dhe të fshini atë që keni përfunduar…! /revistapsikologji