Për transferimin e Messi-t te PSG duket se mungon vetëm zyrtarizimi, por në Angli kanë zbuluar një prapaskenë interesante.

Sipas Daily Telegraph pas mungesës së rinovimit mes Leos dhe Barcelona-s, duket se një skuadër e Premier League ka provuar të futet mes argjentinasit dhe francezëve. Në fakt, ka qenë Manchester United që ka provuar të bëjë një tentativë për ish-yllin e Barçës, por pa sukses.