OBSH vlerëson se gati 30 milionë njerëz vuajnë nga diabeti në të gjithë botën dhe numrat ka të ngjarë të dyfishohen deri në vitin 2030. Me këtë statistikë që po na del duhet të dime se ekziston një test i rëndësishëm që të gjithë diabetikët duhet ta bëjnë një herë në vit ose gjashtë muaj që quhet HbA1c.

Gjithashtu i njohur si Hemoglobina A1c, është një test gjaku që ju tregon juve dhe mjekut tuaj se sa mirë menaxhohet diabeti me kalimin e kohës. Ai ka për qëllim matjen e niveleve mesatare të sheqerit në gjak dhe për të parë nëse ai ka qëndruar brenda intervalit të kërkuar.

Testi funksionon duke matur sasinë e glukozës që lidhet me qelizat e kuqe të gjakut. Kur një molekulë glukoze lidhet me një qelizë të kuqe të gjakut, qeliza thuhet se është ‘glikuar’. Kjo do të thotë që sa më e madhe të jetë sasia e glukozës që lidhet me qelizat, aq më e vogël është sasia e oksigjenit që qelizat mund të transportojnë në trupin dhe indet tuaja. Përqindja mesatare e qelizave të glikoziluara përkthehet drejtpërdrejt në leximin e HbA1c. Testi kryhet si çdo test tjetër gjaku dhe nuk kërkon që pacienti të agjërojë.

Sipas Dr Rajiv Kovil, diabetolog i njohur, “një diabetik duhet të testojë nivelet e tij të HbA1c çdo gjashtë muaj dhe niveli duhet të jetë nën 7% për të shmangur komplikimet e mëtejshme.”

Niveli HbA1c i një personi normal është zakonisht nën 5%, por në një diabetik ky nivel rritet për shkak të sasisë së glukozës në gjakun e tyre. Mesatarisht mbi 7% është një alarm se ju jeni më të ndjeshëm ndaj komplikimeve të lidhura me diabetin. Diabeti i pakontrolluar mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të syve si retinopatia diabetike me 76%, sëmundjet e veshkave me 50% dhe dëmtimet nervore me 60%.