Ende pa mbërritur dhe pa u zyrtarizuar, Messi ka rezultuar një triumf social për Paris Saint Germain. Kanë mjaftuar zërat e transferimit të yllit argjentinas në kryeqytetin francez, për të dyfishuar llogaritë në rrjetet sociale të klubit të Emirit të Katarit. Që prej të premtes profili në Instagram i Paris Saint Germain, ka fituar plot 847 mijë ndjekës, me një mestare prej 211 mijë në ditë, ndërsa më parë rritej me 24 mijë në ditë.
Në Youtube verifikohen të njëjtat ethe të Messit me profilin që është rritur me 46 mijë ndjekës, 15 mijë në ditë, ndërkohë që para se premtes llogaria rritej me 3 mijë ndjekës në javë. Profili zyrtar në Twitter ndërkohë shënon një rritje të përditshme prej 8 mijë ndjekësish, 8-fishi i mesatares vjetore. Versioni në gjuhën spanjolle ka fituar 34 mijë ndjekës, 31 mijë ai në llogarinë franceze dhe 14 mijë ai në gjuhën arabe.
Të dhëna që tingëllojnë si një ogur i mirë për PSG, që me Messin në skuadër do të mund të rrisë të ardhurat në rang global deri në 20% sipas vlerësimit të disa analistëve, pa harruar dhe përfitimet nga reklamat në rrjetet sociale. Me pak fjalë, operacioni Messi duhet të bëhet një biznes shumë i leverdishëm jo vetëm sport, e ndoshta të rikthejë bilancin në shinat e duhura.