Gjatë dy ditëve të fundit në vendin tonë është shënuar një numër i lartë i të infektuarve me Covid.
Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë nga 4,799 testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 274 qytetarë dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.
Ndërkaq në spitalin infektiv ndodhen 37 të shtruar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 46 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.