Kryeministri Edi Rama ka apeluar qytetarët që të vaksinohen. Teksa ka publikuar në rrjete sociale foto të qytetarëve që vaksinohen Rama shkruan se vaksinimi nuk pret dhe i bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur shëndetin e tyre, por edhe njerëzve të dashur.
“Vaksinimi nuk pret! Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroje shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur”, shkruan Rama.