Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet në lagjen e re në Shijak, ku duket se po vijon puna për ndërtimin e pallateve që u shkatërruan nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Rama thotë se kjo lagje do të jetë një shëmbëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale
“MIRËMËNGJES. Me lagjen e re të Rilindjes së Shijakut pas shkatërrimit nga tërmeti, e cila do të jetë një shembëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter shkaktoi dëme të mëdha në vendin tonë. Nga tërmeti mbetën të vd ekur 51 persona ndërsa shumë persona mbetën pa banesa nga lëkundjet e fuqishme.