Iniciativa “Open Ballkan”, ka hasur në kundërshtimin e ashpër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo iniciativë deri tani është përqafuar nga tri shtete, Shqipëria, Maqedonia, Serbia.
Me rastin e hapjes së pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi, kryeministri Edi Rama, i është drejtuar indirekt atij të Kosovës, Albin Kurti. Ai në një postim në Instagram, ka thënë se “Open Ballkan” është e ardhmja e përbashkët evropiane dhe herët a vonë “këtë do ta mbështesin të gjithë”.
Rama siç duket këtë mesazh ia ka çuar indirekt Kurtit pasi ky i fundit me tone shumë të ashpra e ka kundërshtuar këtë ide që synon lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve në rajonin e Ballkanit.