Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga klasat, korridoret dhe palestrat e shkollave të vendit, që janë gati të mirëpresin nxënësit e sezonit të ri.
“Mirëmëngjesi dhe me shkollat që meritojnë notën 10 për kushtet e reja, gati për të pritur nxënësit në sezonin e ri, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama përmes rrjetit të tij social Facebook.
Viti i ri shkollor është shtyrë, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, do të fillojë në 27 shtator. Vendimi erdhi pas marrjes së vendimit për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021.