Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar një foto-album nga rikonstruktimi i shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “28 Nëntori” në Fushë-Milot. Kushi shkruan se sezoni i ri shkollor në shtator do të presë 200 nxënës dhe 60 fëmijë të kopshtit në ambiente të reja me standarte europiane. Shkolla ’28 Nëntori’ u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ndërsa Ministrja bën me dije se do të rikonstruktimi i shkollës po financohet nga Bashkimi Europian falë programit “EU4Schools” dhe po zbatohet nga UNDP Albania.
“Shkolla 9-vjeçare & kopshti ’28 Nëntori’ në Fushë-Milot, Kurbin, është një prej 63 institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit që po rikonstruktohet në kuadër të programit EU4Schools, i financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP Albania. Mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në këtë institucion, rikonstruktimi i së cilit është drejt fundit dhe do të jetë gati për të mirëpritur këtë shtator rreth 200 nxënës në #shkollë dhe 60 fëmijë në #kopsht, në ambiente tërësisht të reja dhe me standardet më të mira europiane”, shkruan Kushi.