Rikonstruktohen pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 5, Veliaj publikon pamjet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga një prej pallateve në Njësinë Nr. 5 në kryeqytet, që pësoi dëme nga tërmeti, i cili është rikonstruktuar përmes programit të rindërtimit, duke përmirësuar jetën e banorëve.

“Çdo ditë një punë konkrete! Ashtu si 280 pallate në të gjithë Tiranën edhe te Njësia 5 përfundoi me sukses rikonstruksioni i ambienteve të përbashkëta për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i #26nëntorit – për një qytet më të bukur e komunitet më të lumtur! Forca sepse #SkaKohëPërPushim”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, procesi i rikonstruksionit të pallatëve ka vijuar edhe në Njësitë e tjera, ku godinat patën dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Kujtojmë se fill pas tërmetit, Bashkia e Tiranës nisi dhënien e bonusit të qerasë për familjet e prekura dhe që i përkisnin kategorisë DS4 dhe DS5, ndërkohë që për DS1, DS2 dhe DS3, financoi rehabilitimin e dëmeve nga vetë pronarët e banesave.

https://www.instagram.com/p/CSJTHienWPL/?utm_source=ig_web_copy_link