Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër , të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi.
Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 33°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi. Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.