Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi po planifikojnë ta çojnë romancën e tyre në një nivel tjetër, pohojnë burimet. Dyshja, të cilët nisën të shoqëroheshin në muajin Mars thuhet se po ecin shpejt në lidhjen e tyre saqë kanë filluar të diskutojnë për martesën. Rita Ora dhe Taika Waititi thuhet se tashmë po flasin për martesë “Taika e quan Ritën “grua “gjatë gjithë kohës dhe thotë se do të jetë burri i parë dhe i fundit”, është shprehur një burim. Rita thuhet se ka biseduar me miqtë e saj për një ceremoni të vogël dhe më pas të festojnë në një festë të madhe në një datë të mëvonshme.

Çifti i dashur u takua në fillim të këtij viti Taika ishte martuar më parë me producenten e njohur Chelsea Winstanley, por u ndanë në vitin 2018. Rita dhe regjisori pranuan se janë bashkë vetëm pak javë më parë, duke bërë dhe daljen e parë publike si çift. Ata janë takuar bashkë gjatë qëndrimit të këngëtares në Australi.