Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me Juventusin pas pushimeve, por e ardhmja e tij mbetet më se e paqartë sipas gazetës spanjolle AS. Megjithë fjalët e Pavel Nedved, portugezi – lexojmë në hapjen e faqes së internetit të gazetës spanjolle – e konsideron aventurën e tij bardhezi të përfunduar dhe vazhdon të kërkojë një rrugëdalje.
Ekzistojnë dy opsione: njëra çon te PSG, nëse Real Madrid do të jetë në gjendje të veshë Blancos Kylian Mbappe. Në atë pikë, parizienët duhet të binden për CR7. Nëse Mbappe do të qëndronte në Francë, megjithatë, Ronaldo do të kthehej për të trokitur në derën e Real Madridit: muajt e fundit, Presidenti Perez e kishte mbyllur këtë mundësi, por kthimi i Carlo Ancelotti në Valdebebas mund ta ndihmonte portugezin në synimin e tij, duke pasur parasysh marrëdhënien e shkëlqyer mes të dyve.