Një thumbim për Juventus-in nga ana e Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldo-s. Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja e njohur portugeze ka komentuar kthimin e CR7 te Manchester United.
“Mirë se erdhe në shtëi i dashuri im, mirë se erdhe në një vend që të meriton. Çfarë lumturie, çfarë krenarie! Faleminderit që je një njeri kaq i madh”, ka shkruar Aveiro në rrjetet sociale përkrah një imazhi ku Cristiano shfaqet si perandor.