Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, deklaroi sot se në 7-mujorin e vitit 2021 janë rritur eksportet e produkteve të agroindustrisë me 26,3 %. “Këtë 7-mujor eksporti i produkteve të agroindustrisë ka pasur një rritje në vlerë prej 26,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, shprehet ministrja Ekonomi.
Në një tabelë grafike, ministrja Ekonomi publikoi shifrat e eksportit të produkteve të agroindustrisë, ku janë 8,418 milionë lekë për periudhën janar-korrik 2020, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti janë 10,628 milionë lekë janar korrik 2021.