Të dy janë të njohur si shokë shumë të ngushtë Gjithmonë është thënë që Neymar dhe Lionel Messi do të luajnë së bashku, edhe pse është dashur para që ta sjellin atë në Paris Saint-Germain, por tani dyshja janë parë të pandarë në stërvitjen e tyre të parë në kryeqytetin francez. Mediat janë mbledhur për ta parë Messin dhe stërvitjen e tij me shokët e skuadrës për herë të tretë në total para ndeshjes së parë në Ligue 1 kundër Strasbourg të shtunën.

Messi nuk do të involvohet në këtë ndeshje, por ai është stërvitur bashkë me bashkëvendasit e tyre argjentinas si Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Mauro Icardi. Kamerat e kanë fokusuar më së shumti Messi gjatë këtij sesioni, ku ai është parë vazhdimisht me Neymar, të dy në humor të mirë. Për debutimin e Messi duhet të presim, për shkak se si e ka konfirmuar vetë ai nuk ka pasur ndeshje parasezonale de ai shpreson që paraqitjen e tij të parë ta këtë më 20 apo 29 gusht kundër Brestit apo Reimes.

Nëse PSG vendos që ai nuk është gati të luajë në asnjërën nga këto ndeshje, Messi do të jetë gati për ta fituar ritmin e ndeshjes pas ndeshjeve ndërkombëtare në fund të këtij muaji.