Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar një rritje e numrit të të infektuarve. Nga 3601 testime të kryera në 24 orë janë konfirmuar 132 persona të infektuar të identifikuar në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.
Fatmirësisht virusi nuk ka shënuar asnjë humbje jete, ndërsa në të gjithë vendin janë 642 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë. Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.