Dita e sotme ka nisur me diell, ndërsa duket se këto kushte moti do të na shoqërojnë përgjatë gjithë kësaj të shtune.
Sipas Meteoalb kthjellimet të dominojnë zonat bregdetare, ndërsa vranësira kalimtare do ketë në disa pjesë të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e meditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.