Rumania vendosi t’i dhurojë 150 mijë vaksina anticovid Shqipërisë, pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Këtë lajme e ka dhënë Taulant Balla, i cili ka falënderuar presidentin Klaus Iohannis dhe kryeministrin Florin Cîțu për ndihmën në luftën me pandeminë.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin ka një bashkëpunim të përditshëm.

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona”, shkruan Balla.