Rreth 21,600 vetë janë evakuar nga Afganistani vetëm gjatë 24 orëve të fundit, deklaroi gjeneral major Hank Taylor, zv/drejtor i logjistrikës në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë amerikane.
“Po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme ne frymën e punës në ekip e kjo solli dhe rezultatet më të mira deri tani që prej fillimit të operacioneve të evakuimit”, u shpreh ai, i cituar nga CNN. 63.900 vetë janë evakuar gjithsej nga Afganistani deri tani, sipas Taylor. Këtu përfshihen qytetarë amerikane, të Nato-s personel nga vende të tjera partnere si dhe afganë. Numrin më të madh të evakuimeve e kanë realizuar Shtetet e Bashkuara, pasuar nga Britania, Italia, Gjermania, Turiqa, Franca e Kanadaja.
Ritmi i evakuimeve sipas Taylor vazhdon të shpejtohet. Gjatë këtyre 24 orëve ore, është mbërritur në pikën që të ngrihet në fluturim një avion në cdo 45 minuta. Ende megjithatë mbeten për t’u nxjerrë nga vendi me dhjetëra mijëra njerëz. “Ne po i tejkalojmë limitet duke bërë gjithçka që mundemi për të nxjerrë çdo person nga Kabuli”, tha Gjeneral Steve Lyons, Kreu i Komandës amerikane të Transportit.
Një pjesë e 5,800 forcave amerikane që ndodhen në Kabul po kryejnë tashmë operacione sporadike shpëtimi për të ndihmuar amerikanët që të futen në aeroport, ndërsa mbeten pak ditë deri më 31 gusht, datë që talebanët e kanë quajtur një “vijë të kuqe”.