Shpesh humbasin kontrollin, bëhen shumë nervoz dhe lëshojnë zemërim kudo që shkojnë.
Dashi-Dashi është i njohur për pasionin me të cilin e përballon jetën dhe e di mirë si t’i mbrojë ata që do. Ana më e vështirë e menaxhimit të kësaj shenje nuk është diçka e re për ata që i njohin, pasi janë shpërthyes dhe veprojnë me impulsivitet të madh pa e vlerësuar mirë situatën. Edhe pse shumë njerëz mund t’u tregojnë rrugën e duhur, preferojnë më mirë t’ua përplasin gjërat në surrat se sa t’u hedhin krahun njerëzve për të zgjidhur problemet, gjë që mund të jetë mjaft stresuese për njerëzit përreth.
Binjakët-Binjakët e kanë dhuratë komunikimin dhe mund t’i bashkohen çdo grupi, pavarësisht stilit ose begraundit. Zakonisht duken të qetë, miq të të gjithëve, sikur të ishin në paqe me jetën, por ata që ndajnë momentet më intime me ta, e dinë që nuk është tamam kështu.
Janë jashtëzakonisht të stresuar, agresivë, mund të derdhin zemërimin tek ata që kanë përreth tyre, ndonjëherë edhe duke u konsideruar të pakëndshëm.
Gaforrja-Gaforret njihen për zemrën e madhe që kanë, për aftësinë për të mbrojtur miqtë dhe familjen e tyre me mish e me shpirt, kështu që shumë nuk besojnë në anët negative të atyre që kanë lindur nën këtë shenjë ujë. Duke qenë se zotërojnë të gjitha llojet e emocioneve, tentojnë të krijojnë shumë drama në situatat me të cilat përballen dhe janë shumë intolerantë ndaj atyre që kanë përreth. Jini të përgatitur për të dëgjuar një mal me ankesa.
Shigjetari-Shigjetarët janë të njohur për etjen e tyre për aventura, dëshirën për të kërcyer në pafundësi dhe për të eksploruar 7 dete. Shumë komunikues, ata nuk e kanë problem të bëjnë miq të rinj dhe priren të shkojnë mirë me shumicën e shenjave. Por priren të veprojnë në mënyrë joracionale kur planet e tyre nuk funksionojnë. Ndëra jeotjnë duke krijuar pritshmëri në momentet e tranzicionit dhe kthesës në jetën e tyre, përfundojnë duke u frustruar seriozisht kur nuk munden, duke ndjerë nevojën për të përshpejtuar procesin edhe më shumë apo për të shfryrë zemëriminndaj atyre përreth tyre.