Italia sërish ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja me Covid në 24 orët e fundit. Në të dhënat e ministrisë bëhet me dije se nga 241 766 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 5 636 qytetarë dhe kanë humbur jetën 31 persona. Ndërkohë vijon që të jetë në rritje numri i pacientëve në spital, ku 93 janë shtruar vetëm në kujdesin intensiv.

Në orët e fundit gjithashtu kanë fituar betejën me koronavirusin 4 125 qytetarë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,406,241 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 128,273 pacientë.