Shkolla e Magjistratëve i ka dhënë ‘urdhër’ të gjithë kandidatëve që studiojnë në vitin akademik 2021-2022 në të bëjnë vaksinën anti-covid, si e vetmja mënyrë për t’u bërë pjesë e auditoreve në Tetor. Kërkohet që çdo kandidat të depozitojë elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor. Kjo kërkesë vjen në këtë muaj, pasi është muaj i hapur i vaksinimit dhe kushdo mund të zgjedhë një vaksinë dhe të vaksinohet. “Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.
Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim. Ju kujtojme qe muaji Gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec”, njofton Shkolla e Magjistraturës.