Shkolla e Magjistraturës njofton kandidatët për magjistratë që të marrin masat për të kryer vaksinat anti-COVID. Në njoftimin për shtyp, Shkolla e Magjistraturës kujton që muaji gusht është i hapur për vaksinimin e të gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç.

“Njoftohen të gjithë kandidatët për magjistratë që studiojnë në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, (viti i parë dhe viti i dytë i studimit), që për të siguruar mbarëvajtjen e programit të trajnimit fillestar përmes mësimit në auditor, të marrin masat e nevojshme për të kryer vaksinat anti-Covid. Çdo kandidat të depozitojë elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 Tetor 2021 e në vijim. Ju kujtojmë që muaji Gusht është i hapur për vaksinimin e të gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç”, thuhet në njoftim.