Shteti australian i Viktorias vendosi sot për një bllokim njëjavor, pasi tetë raste të reja të Covid-19 u konfirmuan nga autoritetet shëndetësore. ”Masa hyn në fuqi në orën 20:00 (10:00 GMT) dhe fillimisht do të zbatohet për shtatë ditë”, tha kryeministri i shtetit, Daniel Andrews, ndërkohë që ajo vjen vetëm një javë pasi u hoqën kufizimet e mëparshme të bllokimit.
Sipas rregullave, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, të tilla si për të blerë ushqim. Bllokimi është i gjashti që vendoset në këtë shtet që nga shpërthimi i pandemisë. “Nuk mund t’ju them se sa i zhgënjyer jam që duhet të jem këtu duke e thënë këtë përsëri”, tha Andrews. “Por, me kaq pak në komunitet me një vaksinë, e lëre më me dy, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të pranoj këshilla për t’i mbajtur qytetarët të sigurtë”, theksoi ai.
Fushata e vaksinimit të Australisë po bën një përparim të ngadaltë, kryesisht për shkak të skepticizmit të përhapur mbi vaksinat.Autoritetet njoftuan rreth 35 000 raste kumulative që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 925 persona kanë vdekur nga Covid-19 gjatë kësaj kohe.