Sipas një studimi të fundit në SHBA fëmijët që kanë lindur gjatë pandemisë së Covid-19 kanë nivele më të ulëta të njohjes së përgjithshme (IQ koeficienti i inteligjencës një grup testesh të standardizuara të krijuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore.)
Autori i studimit Sean Deoni, profesor i pediatrisë në Universitetin Brown, SHBA tha se kufizimet dhe izolimi në shtëpi bënë që fëmijët e lindur në këtë periudhë kanë rezultate të ulëta në testet e zhvilluara për të vlerësuar inteligjencën e tyre.
Të dhënat tregojnë se rezultati mesatar i IQ në testet e standardizuara për fëmijët e moshës nga tre muaj deri në tre vjeç ishte 78 për fëmijët e lindur gjatë pandemisë, ndërkohë që më parë ka qenë 100.
Terence Stephenson, një profesor i pediatrisë në Universitetin “College” në Londër është shprehur se është shkruar shumë për ndikimin e pandemisë në edukimin e fëmijëve të vegjël, por studimi i ri tregon më shumë detaje sepse janë analizuar edhe foshnjat.
Gjetjet kanë treguar se fëmijët që patën rezultate më të ulëta ishin ata më probleme socio-ekonomike.
Ekspertët janë shprehur se arsyeja kryesore për rezultate të ulëta është mungesa e ndërveprimit dhe gjendja emocionale e prindërve.
“Këto të dhëna vijnë nga një pjesë relativisht e pasur e Shteteve të Bashkuara, kështu që frika më e madhe është se gjërat mund të jenë më keq në pjesët më të varfra të vendit dhe botës,” shtoi Deoni./ The Guardian