Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën thirrje për evakuim urgjent të banorëve të fshatit Gjorm, pas “pushtimit” nga flakët. Ai tha se duhet shmangur më e keqja dhe se do të punohet me intensitet për të vënë nën kontroll zjarrin. “Na u desh të shkëputemi me rreth 40 trupa në këtë zonë të fshatrave të Selenicës pasi kemi një situatë të vështirë. Helikopteri po ndërhyn. Era është totalisht e pafavorshme.
Sapo mbylla një telefonatë me drejtorin rajonal të policisë dhe i komunikova urgjencën e evakuimit të njerëzve. Ka akoma njerëz në fshat. Të shmangim më të keqen. Sot kemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar dhe me pak mundësi për të ndërhyrë. Beteja jonë e gjithë këtyre ditëve ka qenë pikërisht të shmangur prekjen e Parkut të Llogorasë, por tani jemi të përqendruar në këto fshatrat Gjormë në Gumenicë.” Pesë banesa u shkrumbuan në Gjorm dhe banorët u larguan të alarmuar nga shtëpitë.