Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ky takim vjen pak orë para se të mbërrijnë në Shqipëri grupi i parë i afganëve.
Grupi i parë pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 16:30 dhe dy janë vendet ku do të strehohen, 2 godina të konvikteve në Qytet Studenti dhe në hotele në Durrës.
Në përfundim të takimit pritet që të ketë edhe një deklaratë për shtyp nga ministrja dhe ambasadorja.