Afganistani ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Kosovës. Më 17 shkurt të vitit 2008, vetëm pak orë pas Shpalljes së Pavarësisë, Afganistani i largët doli i pari shtet që ‘theu akullin’ dhe njohu Kosovën.

Një ditë më pas do të ishin Kosta Rika, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Turqia apo Franca që do të pasonin. Sot Afganistani është në një rrezik të madh të eksodit të popullatës dhe Kosova i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për t’i strehuar disa refugjatë afganë.