Mënyra më e mirë për t’u rihapur është të vaksinohet sa më shumë popullata, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
“Mënyra më e mirë për të siguruar rihapjen do të ishte rritja e shkallës së vaksinimit të vendit drejt 80 për qind”, u tha Spahn sipërmarrësve gjatë një ngjarjeje për të ardhmen e industrisë.
“Vetëm atëherë ne mund ta kalojmë vjeshtën dhe dimrin mjaft të sigurt”, vazhdoi ai. Tani për tani, në Gjermani është vaksinuar plotësisht rreth 60 për qind e banorëve.