3582 ndërhyrje të suksesshme janë kryer nga janari 2021 në Spitalin e ri Kirurgjikal në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot disa foto nga puna e stafit mjekësor në Spitalin e ri Kirurgjikal në QSUT.
“Në Spitalin e ri Kirurgjikal në QSUT, i cili ka transformuar shërbimin e Kirurgjisë në vend stafi mjekësor ka kryer me sukses 3582 ndërhyrje nga janari 2021”, u shpreh Manastirliu.
Ky spital siguron standarde të larta në dhomat e pacientëve, me mobilim spitalor dhe kushte spitalore të njëjtë me spitalet në Evropë. Nga këto investime në këtë spital përfitojnë 350 mijë pacientë, rreth 3000 punonjës staf mjekësor dhe jomjekësor, si dhe rreth 1000 studentë të Mjekësisë.