Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka diskutuar zhvillimet e fundit në Afganistan me kryeministrin britanik Boris Johnson , tha ai sot.
“NATO po ndihmon për të mbajtur aeroportin e Kabulit të hapur për të lehtësuar dhe koordinuar largimet nga vendi,” shkroi Stoltenberg në Twitter, duke shtuar se kishte folur me ministrat e jashtëm të Kanadasë, Danimarkës dhe Holandës.
Ambasada amerikane në Kabul publikoi sot një paralajmërim se situata e sigurisë në kryeqytetin afgan po ndryshon me shpejtësi, përfshirë edhe në aeroport, ku janë raportuar të shtëna, ndërkohë që trupat amerikane ndihmojnë në evakuimin e shumicës së personelit amerikan.