Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë ka reaguar duke përshëndetur vebdimin e qeverisë shqiptare për strehimin e përkohshëm të atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan.
“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona.”- shkruan Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë në reagimin e tij në Twitter.