Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria i është përgjigjur me ‘po’ kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar në vendin tonë qytetarë afganë të cilët po përndiqen situata kaotike e krijuar në shtetin e tyre, ka ardhur edhe reagimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘facebook’ Basha shkruan se Shqipëria si anëtare e NATO-s duhet t’u gjendet pranë SHBA dhe vendeve aleate edhe në këtë rast. Strehimi i afganëve, sipas Bashës, nuk përbën rrezik për identitetin kombëtar të shqiptarëve. (Lexo.al)