Korriku i 2021 është konsideruar si një nga muaji më i nxehtë në historinë e planetit, që kur temperaturat globale filluan të regjistrohen, 142 vjet më parë, njoftuan zyrtarët e motit në Shtetet e Bashkuara.
Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit në botë, por korriku 2021 tejkaloi të gjithë ata të mëparshëm dhe arriti të bëhet dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Ky rekord i ri negativ po shton rrjedhën gjithnjë e më të përkeqësuar të ndryshimeve klimatike në botë, tha shefi i NOAA Rick Spinrand në një deklaratë.
Gjetjet u raportuan, vetëm disa ditë pasi Kombet e Bashkuara publikuan një raport të gjatë ndërkombëtar të klimës që dokumentonte efektet ekstreme të ngrohjes globale që tashmë po ndihen në të gjithë botën.
Shkencëtari i klimës i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë Michael Mann tha: këto temperatura janë si pasojë e ndryshimit të klimës.