Korriku 2021 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar në Tokë, njoftoi Agjensia Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën e SHBA-së (NOAA), duke theksuar rolin e ndryshimit të klimës në këtë rekord të ri.
Këtu, vendi i parë cilësohet si më i keqi. Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit, por korriku 2021 e ka tejkaluar veten, duke u bërë edhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Temperatura globale e sipërfaqes së planetit ishte 0,01 gradë Celcius më e ngrohtë, në krahasim me korrikun e kaluar më të nxehtë në 2016.
Sipas NOAA, sondazhet kanë filluar 142 vjet më parë.