Pacientët e infektuar me variantin Delta kanë dy herë më shumë nevojë për trajtim spital se ata me variantin Alpha që u përhap disa kohë më parë më Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët në Angli thonë se studimi i botuar në “The Lancet” përforcon pse është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen. Vaksinimi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve serioze nga secili variant.

Variantet e COVID-Studimi shqyrtoi thuajse 43,338 me COVID të identifikuar mes muajve mars dhe maj kur dy variantit Alpha dhe Delta po qarkullonin në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa më e madhe e të infektuarve ishin persona të pavaksinuar ende. Rreziku i shtrimit në spital ishte dy herë më i lartë për personat me Delta në krahasim me ata që janë të infektuar me Alpha.

Ekspertët thonë se vaksinimi e ul këtë rrezik ndërsa është e nevojshme të merren të dyja dozat për mbrojtje maksimale. Një analizë fundit nga PHE tregon se efektiviteti kundër shtrimit në spital pas dy dozave është: 96% për vaksinën Pfizer-BioNTech; 92% për vaksinën Oxford-AstraZeneca