Sipas një studimi, rreziku i shtrimit në spital për shkak të një infeksioni me variantin Delta të koronavirusit ka të ngjarë të jetë rreth dyfishi i atij të variantit Alpha. Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit dhe Shëndeti Publik në Britaninë e Madhe vlerësuan mbi 40 000 raste të koronavirusit në vend … nga fundi i marsit deri në fund të majit 2021 për studimin e tyre.
Gjetjet, të publikuara në revistën shkencore Lancet Infectious Diseases, zbatohen kryesisht për njerëzit e pavaksinuar. Të dhënat nuk lejojnë nxjerrjen e përfundimeve për vaksinimin e plotë. Deri më tani, studimet kishin treguar kryesisht transmetueshmërinë më të lartë të variantit Delta, por nuk kishte pothuajse asnjë dëshmi të besueshme mbi rrezikun e një kursi të rëndë të Covid-19.
Studiuesit gjetën një rrezik mesatar të shtrimit në spital 2.26 herë më të lartë brenda dy javësh pas një infeksioni me variantin Delta. Rreziku i shtrimit në spital ishte pra 1.45 herë më i lartë se ai për shkak të një infeksioni me variantin Alfa.
Nga më shumë se 40 000 raste të vlerësuara në studim, vetëm 1.8 për qind ishin plotësisht të vaksinuar, gjë që studiuesit e interpretojnë si konfirmim të përtërirë të mbrojtjes shumë efektive të ofruar nga vaksinat. Nga personat e infektuar të marrë në studim, 74 për qind ishin të pavaksinuar dhe 24 për qind vetëm pjesërisht të vaksinuar.