Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e kaluar teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Anxhelos.

Këngëtarja dhe regjisori ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë Teatrit të “Regency Village”.30-vjeçarja dukej në super formë fizike e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa, Taika 45 vjeç kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.

Në fillim të këtij viti, Rita dhe Taika, të cilët nisën të dilnin bashkë që nga muaji mars, i habitën të gjithë kur u fotografuan në momente intime me aktoren tessa Thompson. Ata po qëndronin në një ballkon teksa shkëmbenin puthje pasionante në buzë me njëri-tjetrin.