Një tërmet me madhësi 3.8 u shënua në jugperëndim të Gavdos në zonën detare pranë Kretës. Mediat bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte 48 kilometra në jugperëndim të Gavdos.
Lëkundja është ndjerë në orët e mesditës së sotme ndërsa Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës ka regjistruar madhësinë.