Shkencëtarët kanë zhvilluar një lloj të ri të testit për Covid-19 i cili mund të zbulojë virusin në pështymë dhe t’u tregojë njerëzve të infektuar se nga cili variant janë prekur. Studiuesit në Universitetin e Harvardit, Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe disa spitale në Boston zhvilluan testin i cili kushton 6 dollar dhe quhet “Minimal Instrumented SHERLOCK”. Testi mund të bëjë dallimin midis tre llojeve të virusit dhe merr kohë një orë për të treguar rezultatet. Ajo lidhet me telefonat inteligjentë dhe mund të konfigurohet për të identifikuar variante të ndryshme. Zhvilluesit thonë se mund të zëvendësojë testet PCR në laborator duke siguruar një rezultat të saktë shumë më shpëjt se më parë.
Testet aktuale të sekuencimit gjenetik të cilat zbulojnë se çfarë varianti ka një person i infektuar e japin rezultatin për disa javë.
Xiao Tan, një nga zhvilluesit e testit, tha se qëllimi i ekspertëve ishte të krijonin një diagnostikim tërësisht të plotë që nuk kërkon pajisje të tjera. Pajisja e re punon duke përdorur teknologjinë CRISPR, një mjet i diskutueshëm i redaktimit të gjeneve që është përdorur për të zbuluar HPV, një virus që shkakton disa lloje të kancerit. Pacienti pështyn në një tub i cila kalon në një provës dhe pritet 6 minuta për të filtrohet më pas e nxjerrin dhe e fusin provëzën në dy shishe që përmbajnë teknologjinë CRISPR. ‘Gërshërët molekularë’ të CRISPR janë në gjendje të presin një varg specifik të ADN-së që ekziston vetëm në një lloj të caktuar të SARS-CoV-2. Nëse personi është pozitiv për Covid, një reaksion kimik do të bëjë që shishka të bëhet fluoreshente brenda kutisë pas rreth 55 minutash.
Shkëlqimi mund të shihet me sy të lirë, por zhvilluesit gjithashtu krijuan një aplikacion duke përdorur aparatin fotografik të telefonit për të ndihmuar njerëzit të lexojnë rezultatet nëse ato nuk janë të qarta. Helena de Puig, autore e parë dhe bashkëpunëtore postdoktorale në Institutin Wyss dhe MIT, tha se pajisja eliminon nevojën për të transportuar mostrat e pacientëve në një vend të centralizuar të testimit dhe thjeshton shumë hapat e përgatitjes së mostrës, duke u dhënë pacientëve dhe mjekëve shpejtësi, tablo më e saktë e shëndetit të individit dhe komunitetit, e cila është kritike gjatë një pandemie në zhvillim. Studiuesit testuan pajisjen e tyre diagnostikuese duke përdorur mostra klinike të pështymës nga 27 pacientë me Covid-19 dhe 21 pacientë të shëndetshëm. Rezultatet, të botuara në revistën “Science Advances” tregojnë se testet ishin po aq të sakta sa një test PCR..
Daily Mail