Përmbytjet dhe zja rret eks treme nuk po zhdu ken, por përshtatja mund të zvogëlojë efektet, shkruan The Economist Në vitin 1745, ndërsa lumi Liffey doli nga shtrati dhe depërtoi në themelet e shtëpisë së Edmund Burke, i riu përjetoi një tron ditje të madhe. Ky njeri, i cili më vonë do të bëhej themeluesi i konservatorizmit modern, u frymëzua nga kjo përvojë dhe shkroi më vonë një ese mbi sublimen, ku fliste mbi kënaqësinë e pakrahasueshme që mund të ndjellë një shkatërrim i tmerrshëm – por vetëm kur ai vështrohet nga një distancë e sigurt. Gjëja më e tmerrshme në lidhje me skenat dramatike të shka tërrimit që janë shfaqur në të gjithë botën gjatë javëve të fundit, është se nuk ekziston asnjë vend i sigurt nga ku ato mund të vështrohen së largu. Toka në qytetin gjerman Erftstadt është copëtuar si të ishte letër nga ujërat e përmbytjeve; Lytton në British Columbia është përfshirë nga zjarret masive vetëm një ditë pasi regjistroi një rekord të frikshëm të temperaturës së lartë; makinat notojnë si peshq të ngordhur nëpër rrugët e qytetit kinez Zhengzhou, tashmë të shndërruara në kanale. E gjithë bota ndihet e rrezikuar, dhe shumica e saj është me të vërtetë në rre zik.
Emetimet e gazrave serë kanë krijuar një planet më shumë se 1°C (1.8 ° F) më të ngrohtë se në periudhën para-industriale kur jetonte Burke. Atmosfera e ngjeshur po krijon një mot të nxehtë, në mënyra të paparashikueshme dhe vërtet të habitshme. Dhe, me emetimet e vazhdueshme, kjo gjendje vetëm sa do të përkeqësohet. Për fat të keq, viti 2021 ndoshta do të jetë një nga vitet më të freskëta të shekullit XXI. Nëse në dekadat e ardhshme, temperaturat rriten me 3°C mbi nivelet para-industriale (siç mund të ndodhë edhe nëse të gjithë arrijnë të respektojnë zotimet e vendosura tani), pjesë të mëdha të zonave tropikale rrezikojnë të bëhen tepër të nxehta për të punuar jashtë në natyrë. Shkëmbinjtë koralorë nënujorë dhe gjallesat që varen prej tyre, do të zhduken dhe pyjet ekuatorialë të Amazonës do të kthehen në një hapësirë të shkretë. Dështimet e mëdha në korrje do të bëhen të zakonshme. Shtresat e akullnajave në Antarktidë dhe Groenlandë do të tkurren në një pikë pa kthim, duke çuar në rritjen e nivelit të deteve jo me milimetra, si tani, por me metra.
Gjashtë vjet më parë, në Paris, shtetet e botës u angazhuan për të shmangur më të keqen e këtij makthi, duke eliminuar emetimet neto të gazrave serë, aq shpejt sa të mbanin rritjen e temperaturës nën nivelin 2°C. Fatkeqësisht, përparimi i tyre drejt këtij qëllimi nuk duket premtues. Por edhe sikur përpjekjet e tyre do të rriteshin mjaftueshëm në mënyrë dramatike për të arritur objektivin 2°C, kjo nuk do të ndalonte djegien e pyjeve sot; stepat do të vazhdonin të thaheshin nesër, dhe lumenjtë do të dilnin nga shtrati dhe akullnajat e maleve do të zhdukeshin. Ulja e emetimeve nuk është e mjaftueshme. Bota ka nevojë urgjente për të investuar në përshtatjen me ndryshimin e klimës. Lajmi i mirë është se përshtatja është përfituese nga ana politike. Njerëzit mund ta shohin qartë nevojën për të. Kur një vend investon në mbrojtjen nga përmbytja, ky është një përfitim i drejtpërdrejtë për qytetarët e vet dhe nuk ka ankesa si në përpjekjet për zvogëlimin e gazrave serë, ku disa vende akuzohen se nuk po bëjnë asgjë. Gjithashtu paratë nuk vijnë të gjitha nga buxheti publik, kompanitë dhe individët privatë mund të shohin nevojën për përshtatje dhe të hidhen në veprim. Kur nuk e bëjnë këtë, kompanitë e sigurimeve mund të reagojnë ndaj rreziqeve.
Përshtatjet
Disa përshtatje janë të lehta. Sistemet për paralajmërimin e përmbytjeve në Gjermani tani me siguri do të përmirësohen. Por probleme të tjera kërkojnë investime shumë më të mëdha publike, si ato për administrimin e ujit në Holandë. Shtetet e pasura mund t’i përballojnë gjëra të tilla. Por shtetet e varfra dhe popujt e varfër kanë nevojë për ndihmë, prandaj Marrëveshja e Parisit mbi klimën parashikon transferime vjetore prej 100 miliardë dollarësh nga vendet e pasura tek ato të varfra.
Vendet e pasura ende nuk kanë angazhuar siç duhet në këtë drejtim. Më 20 korrik, John Kerry, i dërguari i posaçëm i presidentit Joe Biden për klimën, përsëriti zotimin e Amerikës për të trefishuar mbështetjen e saj në 1.5 miliardë dollarë për procesin e përshtatjes në vendet e varfra deri në vitin 2024, pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të rritur investimet në vendet në zhvillim. Më shumë përpjekje të tilla janë jetike. Por ato gjithashtu kanë kufijtë e vet. Disa nivele të temperaturës dhe lagështisë e bëjnë të pamundur aktivitetin në natyrë. Dhe përmbytje të shpeshta mund të çojnë në braktisjen e tokave. Nëse përmbushet qëllimi i Marrëveshjes së Parisit për të mbajtur ngritjen e temperaturës nën nivelin 2°C, këta kufij nuk do të vihen në provë. Por përpjekjet për uljen e emetimeve mund të mos përshpejtohen, siç është e nevojshme. Dhe sistemi i klimës mund të rezultojë më i ndjeshëm se tani, siç besojnë disa shkencëtarë, duke krijuar më shumë ngrohje për një ton karbon në atmosferë.
Prandaj është gjithashtu e rëndësishme të studiohet forma më dramatike dhe e frikshme e përshtatjes: gjeo-inxhinieria diellore. Kjo qasje kërkon që t’i bëjë retë ose shtresat e grimcave në atmosferë të ngjashme me pasqyrat, duke reflektuar një pjesë të dritës së diellit. Kjo nuk mund të sigurojë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të njëtrajtshme ndaj efektit serë; do të tentojë, për shembull, të ulë reshjet disi më shumë sesa temperaturën, duke ndryshuar potencialisht modelet e reshjeve. Por studimet gjatë 15 viteve të fundit kanë treguar se gjeo-inxhinieria diellore mund të zvogëlojë ndjeshëm disa nga dëmet që shkaktohen nga ngrohja e efektit serë.
Nuk dihet ende se si skema të tilla mund të zhvillohen në mënyrë që të pasqyrojnë jo vetëm interesat e zhvilluesve të tyre, por edhe ato të të gjitha vendeve. Vende të ndryshme mund të kërkojnë sasi të ndryshme ftohjeje; disa mënyra për të vënë në veprim gjeo-inxhinierinë diellore do të ndihmonin disa rajone, ndërkohë që do të dëmtonin të tjerët. Dhe gjithashtu ekziston rreziku që kjo ide potenciale mund të ulë nxitjen për të qenë ambiciozë në uljen urgjente të emetimeve të gazrave serë.
Kur njerëzit e mirë qëndrojnë indiferentë
Gjeo-inxhinieria diellore kërkon përballimin e këtyre problemeve – dhe ekziston rreziku që fuqitë me pak interes në të mund të provojnë gjithsesi skema të tilla. Ajo gjithashtu na përball me pyetjen se ku po shkon njerëzimi. Duke parë nivelet e ujërave që po ngriheshin në Liffey, Burke “kuptoi se sa i vogël është njeriu në të vërtetë, por sa i madh i duket vetja… Mjeshtër i gjithçkaje, e megjithatë nuk mund të komandojë dot asgjë”. Manipulimi i klimës që njerëzimi vetë e ka destabilizuar, nxit mendime të ngjashme të fuqisë dhe njëkohësisht të pafuqisë. Si një qenie njëkohësisht e papërfillshme dhe e gjithëfuqishme, njeriut nuk i mungon aftësia për të kontrolluar natyrën, por vetveten.
Kohë të vështira
Për fat të keq, viti 2021 ndoshta do të jetë një nga vitet më të freskëta të shekullit XXI. Nëse në dekadat e ardhshme, temperaturat rriten me 3°C mbi nivelet para-industriale (siç mund të ndodhë edhe nëse të gjithë arrijnë të respektojnë zotimet e vendosura tani), pjesë të mëdha të zonave tropikale rrezikojnë të bëhen tepër të nxehta për të punuar jashtë në natyrë. Shkëmbinjtë koralorë nënujorë dhe gjallesat që varen prej tyre, do të zhduken dhe pyjet ekuatorialë të Amazonës do të kthehen në një hapësirë të shkretë. Dështimet e mëdha në korrje do të bëhen të zakonshme. Shtresat e akullnajave në Antarktidë dhe Groenlandë do të tkurren në një pikë pa kthim, duke çuar në rritjen e nivelit të deteve jo me milimetra, si tani, por me metra.