Sa herë flitet për Mozzik-un dhe Loredanën, njerëzit janë gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë po ndodh me ta. Vetë historia e tyre e dashurisë i ka vendosur në qendër të vëmendjes mediatike dhe për këtë arsye njerëzit janë gjithmonë kurioz për dyshen. Për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri, por fatmirësisht para disa muajsh gjetën rrugën e ribashkimit. E teksa dyshja dukeshin se po jeton ditët e tyre më të bukura së bashku dhe plot me dashuri, diçka ka ndodhur mes tyre. Tanimë rrjetet sociale janë një indicie që tregon në një mënyrë apo në një tjetër raportet mes njerëzve dhe duke u bazuar pikërisht këtu duket se mes çiftit gjërat nuk po shkojnë siç duhet.
Nga verifikimet e bëra, shihet se as Mozzik dhe as Loredana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe të gjithë janë kuriozë për të mësuar pse dyshja e mori këtë vendim. Dyshimet për ndarje i shtoi edhe më shumë reperi me një varg thumbash dhe fansat mendojnë që këto fjalë i dedikohen Loredanës. “Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”- thuhet në postimet në fjalë.
Se si qëndron e vërteta nuk dihet, por mbetet për t’u parë në vazhdim