Nisur nga trazirat që janë krijuar ditën e sotme në aeroportin e Kabulit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka lëshuar alarm për siguri, duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin rrugën drejt Aeroportit të Kabulit. Sipas ambasadës ata duhet të nisen në aeroport përveç rasteve kur ata kanë marrë udhëzime nga përfaqësues të qeverisë amerikane.

Jemi duke këshilluar shtetasit amerikanë që të shmangin udhëtimin në Aeroport dhe të shmangin portat e Aeroportit në këtë kohë, përveç nëse merrni udhëzime individuale nga ndonjë përfaqësues i Qeverisë amerikane për të vepruar ndryshe, është thënë në njoftim.