Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako vizitoi sot tri familje përfituese nga programi i Rindërtimit në njësinë administrative Katundi i Ri. Sako vizitoi shtëpitë e reja që janë ndërtuar në kuadër të programit të Rindërtimit dhe që kanë kushte më të mira se më parë.
“Në këtë njësi tri familje të tjera: Ilmi Hazbardhi, Azem Llulla dhe Zylyf Kuçi sapo hynë në shtëpitë e reja më të bukura, më të sigurta dhe me kushte më të mira se ato që kishin më parë”, tha ajo. Sako theksoi se por rindërtimi vazhdon për t’i shkuar deri në fund angazhimit për të strehuar të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.