Plot 2 vite të divorcuar, megjithatë duket se dashuria mes tyre nuk mund të shuhet. Ndër të paktat çifte që kanë arritur të ndahen në paqe dhe të kenë një komunikim shumë të mirë, jo vetëm sepse i detyrohen vajzës së tyre Renee, por sepse kanë respektuar kohët e vjetra me njëri-tjetrin.
Gjatë gjithë kësaj kohe që nuk kanë qenë më bashkë, dyshja e kanë suportuar njëri-tjetrin në projektet e reja që lançonin gjithë dashuri sikur të mos ishin ndarë kurrë. E megjithatë duket se në zemër me të vërtetë nuk janë ndarë kurrë, pasi së fundmi po qarkullonin fjalë që dy artistët po përpiqeshin të rindërtonin martesën e tyre. Madje miq të tyre, sipas “Panorama Plus” kanë treguar se Nora ka qenë arsyeja pse Roberti nuk dëshironte të deklarohej publikisht me asnjë vajzë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.
E duket se këto fjalë qenkan të vërteta pasi ‘Prive’ ka publikuar disa foto dhe një video ekskluzive ku duket Nora dhe Roberti, së bashku me vajzën e tyre Renee në Aeroportin e Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana. Nuk dihet se për ku janë nisur në këto pushime familjare, megjithatë ne jemi më të lumtur se kurrë t’i shohim sërish bashkë.